Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ Salianji: E turpshme! Pasqyrë e qartë e keqqeverisjes

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në aksin Librazhd–Qafë Thanë.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se izolimi i juglindjes për shkak të mosmirëmbajtjes dhe korrupsionit është një pasqyrë e qartë e keqqeverisjes.
Ai thekson se qytetarët, ambulancat dhe bizneset u vunë në vështirësi dhe se shteti duhet të matet me siguri dhe përgjegjësi, jo me fasada dhe propagandë.
“Është e turpshme që në vitin 2026 një aks kombëtar si Librazhd – Përrenjas të bllokohet totalisht për orë të tëra. Jo nga ndonjë fatkeqësi e jashtëzakonshme. Por nga mungesa e mirëmbajtjes. Nga neglizhenca.
Nga korrupsioni. Për më shumë se dy orë, e gjithë juglindja u la e izoluar, sikur të mos ishte pjesë e këtij vendi.
Qytetarë të bllokuar në rrugë. Ambulanca në pritje. Biznese të paralizuara. Familje të rrezikuara. Kjo është pasqyra reale e keqqeverisjes. Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben dhe shteti zhduket. Shteti nuk matet me fasada e postime. Matet me rrugë që funksionojnë. Me siguri. Me përgjegjësi. Shqiptarët nuk meritojnë izolim. Meritojnë një qeveri që punon”,- thotë Salianji.
Po ndodh...
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
