Krepa me tërshërë dhe panxhar

24 Janar 2026, 08:24 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Krepa me tërshërë dhe panxhar

Përbërësit:

100 gr tërshërë e bluar
1 panxhar i vogël, i zier ose i pjekur
2 vezë
200 ml qumësht
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 majë luge kripë
½ lugë çaji pluhur pjekës (opsionale)
Mbushje sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim panxharin e zier në blender dhe e bluajmë derisa të bëhet pure e butë. Shtojmë vezët, qumështin dhe vajin e ullirit, dhe e përziejmë sërish. Më pas shtojmë miellin e tërshërës, kripën dhe pluhurin pjekës. E përziejmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. E lëmë brumin të pushojë 10 minuta që tërshëra të zbutet. Ndërkohë ngrohim një tigan jo-ngjitës dhe e lyejmë lehtë me vaj. Hedhim një garuzhde brumë dhe pjekim krepën nga të dyja anët, rreth 1 minutë për anë. E mbushim sipas dëshirës, të kripur ose të ëmbël.

Receta nga Zonja Albana/Report Tv

 

 

Po ndodh...