Real Madrit fiton me vuajtje, një penallti në minutën e 100-të i jep tre pikët kundër Vallecanos
1 Shkurt 2026, 16:54 / SPORT

Real Madridi arriti një fitore të vuajtur ndaj Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabéu”, duke triumfuar falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kylian Mbappé në minutën e 100-të.
Ndeshja u shoqërua me tension dhe pakënaqësi nga tribuna, ndërsa vendasit shfaqën sërish probleme në lojë.
Vinicius Jr. e kaloi Realin në avantazh me një gol spektakolar në pjesën e parë, por Rayo reagoi pas pushimit dhe barazoi rezultatin me golin e De Frutos. Vizitorët patën edhe raste për të përmbysur ndeshjen, por u ndalën nga Courtois.
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Real Madridi fitoi një penallti në sekondat e fundit, të cilën Mbappé e shfrytëzoi për t’i dhënë tri pikë të arta ekipit të tij, me “Los Blancos” që qëndrojnë një pikë larg Barcelonës.
Po ndodh...
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Nga The Economist
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

