E bujshme! Juventusi kërkon Mauro Icardin, negociata rrufe për të blerë në merkaton e janarit ish-interistin

Juventusi është në kërkim të një tjetër sulmuesi për t’ia bashkuar skuadrës së drejtuar nga Luçiano Spaleti dhe sipas “Sky Sport”, ka dalë në skenë një hipotezë e bujshme.
Burimet pranë klubit bardhezi flasin për një interesim konkret të tyre për Mauro Ikardin, sulmuesin e Gallatasarajt, i cili është në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin turk dhe nuk do t’i ofrohet një rinovim atje. Gallatasaraj është rivali i ardhshëm i Juventusit në Ligën e Kampioneve por kjo nuk ka penguar ekipin italian që të kërkojë informacione, pasi është i interesuar që të blejë kartonin e argjentinasit në merkaton e janarit.
Transferimi i Ikardit te Juventusi do të ishte një goditje e bujshme duke kujtuar edhe të kaluarën e tij zikaltër. Ikardi ka qenë pjesë e rëndësishme e Interit dhe ka mbajtur atje edhe shiritin e kapitenit, para se të ndërpriste marrëdhëniet me drejtuesit e klubit që ia hoqën shiritin dhe më pas e transferuan te PSG.
Bëhet e ditur se Juventusi i ka ofruar Ikardit një kontratë prej një viti e gjysmë, deri në verën e vitit 2027.
Po ndodh...
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

