Të shtëna me armë në Mitrovicë,raportohet për një të plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Mitrovicë, konfirmoi Policia e atij rajoni.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar
“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’”, tha ai.
Zahiti tha se nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”.
Ai tha se hetuesit, në koordinim me prokurorin e rastit po i vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me këtë rast.
Po ndodh...
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

