Përfundon shembja e masivit të rrezikshëm në “Kthesat e Dragostunjës”, nis faza e dytë e pastrimit të aksit Librazhd–Prrenjas

1 Shkurt 2026, 17:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfundon shembja e masivit të rrezikshëm në “Kthesat

Në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, rreth orës 16:35 Kompania “ANK” sh.p.k. përfundoi shembjen e një masivi shkëmbor të rrezikshëm, i cili mund të shkaktonte rrëshqitje dhe të bllokonte sërish rrugën.

Menjëherë pas kësaj, nisi faza e dytë e ndërhyrjes me mjete të rënda për largimin e gurëve dhe dheut nga karrexhata, ku qarkullimi ishte ndërprerë që nga ora 11:00 e së dielës. Pastrimi synon rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve, të cilat gjatë bllokimit kishin krijuar radhë deri në 15 km në të dyja drejtimet.

Aktualisht, puna për pastrimin e plotë të aksit vazhdon, ndërsa qarkullimi mbetet i kufizuar deri në përfundimin e ndërhyrjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve. Policia Rrugore dhe autoritetet e tjera bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe ndjekje të njoftimeve zyrtare për hapjen e plotë të aksit Librazhd–Prrenjas.

Po ndodh...

ide