Braimllari denoncon mungesën e ujit te zona e Unazës së Re: Bashkia e inceneratorit ka harruar çdo shërbim për qytetarët

16 Shtator 2023, 22:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Braimllari denoncon mungesën e ujit te zona e Unazës së Re:

Në një reagim në Facebook Endrit Braimllari, ka ngritur shqetësimin për mungesën e ujit në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ai shprehet se ka marrë ankesa nga banorët e zonës pasi prej një javë kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Braimllari ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn se kur rritën çmimin premtuan ujë 24 orë, ndërsa nuk sqarojnë qytetarët për problemet me furnizimin me ujë të pijshëm.

REAGIMI:

BASHKIA E INCENERATORIT KA HARRUAR ÇDO SHËRBIM PËR QYTETARËT!

Si anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës kam marrë ankesa nga banorët e zonës së Unazës së Re, që prej një jave kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Erion Qelia dhe drejtori i tij, Elton Kacillja të dalin të japin llogari përpara qytetarëve mbi arsyet pse kanë ngelur pa ujë.

UKT dhe Erion Veliaj të mos nxjerrin justifikime mbi defekte, pasi kur rritën çmimin e ujit premtuan ujë 24 orë.

Qytetarët kërkojnë shërbim dhe sqarim dhe ne si përfaqësues të tyre do të kërkojmë llogari mbi ndërmarrjet në varësi të bashkisë së Tiranës.

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128