
"Burri hedh firmën, biznesi merr tenderin, gruaja merr lekët!"/ Pano Soko: Dosja "Veliaj" më e kopsitura!

Pano Soko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i bëri thirrje SPAK të vijojë të thellohet në hetimet për Erion Veliajn, ndërkohë që dosjen ndaj tij e quajti "të kopsitur".
"Erion Veliaj është në burg sot jo për shkak të forcës apo gravitetit të çështjes, por sepse për këtë çështje ka intimiduar prokurorët. Nuk të çon në burg graviteti i fakteve, por fakti që duke qëndruar jashtë ke intimiduar BKH dhe janë gjetur me prova, që janë intimiduar dëshmitarët. Për këtë shkohet në paraburgim, ndërsa në burg për vërtetësinë e provave.
Në një familje çifti është unitar, burri dhe gruaja kur jetojnë bashkë dhe janë të lidhur me ligj, janë unitarë në pasurinë që kanë.
Rrugët se si bëhen paratë e dimë shumë mirë. Mund të merren me kesh, me fatura fiktive që porosisin shërbime të pakryera, donacione që u bëhen OJF-vë dhe me blerje veprash arti. Dosja është më e kopsitura.
Është nisur nga një njeri që i di gjërat shumë mirë. Përgjegjësia materiale është unitare. Firmën e hidhte Erioni, përfitimin e merrte biznesi dhe paratë i kalonin Ajolës, prandaj gjykohen si unitarë dhe jo si të ndarë. Unë hedh firmën, biznesi merr tenderin dhe nga pjesa e tenderit, që janë "red flag" këto tendera dhe paratë që do të merren si ti marr? A mi jep në dorë, jo. A mund ti kalosh si kryetar bashkie në llogarin time bankare? Atëherë si do gjejmë një gjë të zgjuar? Po sikur të bëjmë një skemë që të të lëshoj një faturë fiktive sikur të kam kryer një shërbim.
Ose e dyta, të marrësh leket e tenderit dhe të shkosh te OJF e gruas time dhe të japësh një donacion. E treta, të marrësh lekët e tenderit dhe të shkosh të blesh piktura të kompania e gruas time. Ose të gruaja të bëjë faturë fiktive për konsulencë. Këto janë format se si bashkëpunon çifti. Por, firma e tenderit është e Erion Veliajt.
Nëse ndjekim paratë e tenderave, një pjesë janë transferuar jashtë, këto mund të kenë vajtur edhe në offshore. Prandaj i them SPAK të thellohet për të gjetur paratë. Për sigurinë e provës, edhe 1 mijë euro edhe 500 euro, nëse janë në konflikt interesi, atëherë do të shkosh në burg zotëri. Korrupsioni është korrupsion", tha Soko.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128