Bushati: Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin, nuk është ashtu si duket!

1 Maj 2024, 13:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Bushati: Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin,

Andi Bushati thotë se Erion Veliaj e ka sulmuar kot Baton Haxhiun, pasi ky i fundit nuk ka thënë asgjë për të.

“Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ndriçoi në mënyrë të papritur një nga enigmat që më mundonte prej kaq kohësh, atë se pse në bashkinë e Tiranës kanë vjedhur kaq trashë. Unë isha, në një farë mënyre, dëshmitar i “sherrit”. Ose, më mirë të thuash, rastësisht prezent, në vendin ku ai nisi.

Gjendeshim në studion e Çim Pekës. Tema e diskutimit ishte thirrja në SPAK e Veliajt dhe skandali i “5D”, drejtorëve të bashkisë që akuzohen se ngritën një kompani private, për të grabitur paratë publike që tenderonin me firmën e tyre.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në debatet tona, mbështetësit e qeverisë ishin përballë nesh, kritikëve të saj. Pyetja që u shtrua ishte: Qoftë dhe moralisht, pas skandaleve të zbuluara, a duhet të jepte Veliaj dorëheqjen. Me shumë vështirësi, duke dredhuar disa hërë, kolegu Lorenc Vangjeli, tha më në fund, me gjysëm zëri, se ai duhet të respektonte mandatin e atyre që e kanë votuar majin e shkuar.

Edhe Baton Haxhiu tentoi të mos përgjigjej, provoi të rëshkasë dhe më në fund, si pa shumë dëshirë, gjeti një formë elegante për të mos u bërë njësh me hajdutët: “Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen”, guxoi të thotë. As nuk e akuzoi Erionin si vjedhës, as tha e meriton burgun, as pretendoi se ka prova kundër tij. Madje, madje, as i kërkoi që të ikte. Këtë e la thjeshtë në moralin e tij. Dhe ky qe krimi i madh që bëri.

Të nesërmen e emisionit, të njëjtën ditë kur Veliaj duhet të shkonte në SPAK, portretin e Batonit e pashë në një fotomontazh të shpërndarë nga propogandistët e bashkisë, ku bashkë me mua dhe të tjerë, renditeshin armiqtë e Lalit. Kur doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj e futi edhe Haxhiun në listën e “llumit”, “interesaxhijve”, “maskarenjve”, të cilën e kishte përpiluar vetë. Dhe pse? Pasi siç shpjegoi, kishte parë një natë më parë debatet politike. Pikërisht atë ku Batoni nuk e konsideroi dorëheqjen si një sakrilegj”, shkruan Bushati.

 

Po ndodh...