Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës
11 Maj 2025, 23:10 / POLITIKË

Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bashkë me një grup vëzhguesish të huaj ka mbërritur në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar zarfet e ardhura nga votat e Diasporës.
Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, 78.03% e Diasporës ka votuar në këto zgjedhje parlamentare.
Zarfet e ardhur në KQZ janë 191.912 nga 245.935 që ishin në total, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Zarfet e fundit, rreth 100 kanë ardhur në orën 18:55, pra pak minuta para se të skandonte afati kohor për dorëzimin në qendrën e numërimit.
Kjo ishte hera e parë që Diaspora merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit për 140 mandate deputetesh në Kuvendin e Shqipërisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


