Cilin preferojnë qytetarët e Tiranës Erion Veliajn apo Belind Këlliçin?

15 Prill 2023, 13:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Cilin preferojnë qytetarët e Tiranës Erion Veliajn apo Belind

Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për kandidatin e PS për kryeqytetin, Erion Veliaj.

22% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv për Veliajn, 32.6% kanë mendim pozitiv, 18,2% janë shprehur se kanë mendim negativ dhe 23.5% kanë mendim shumë negativ.

Kur e shohim si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Veliajn nga shkurti, kur ishte 60.1% ka shkuar 62.8% në mars, ndërsa në prill ka pasur një zbritje duke shkuar 54.6%.

Ndërsa për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për kryeqytetin, Belind Këlliçin 18.1% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv, 29.2% kanë mendim pozitiv, ndërkohë që 26.6% e qytetarëve kanë mendim negativë dhe 12.9% kanë mendim shumë negativ.

Mendimi shumë pozitivë për Këlliçin në 3 muajt e fundit ka pësuar një rritje, nga 12.2% që ishte në shkurt në 10.8% në mars, dhe ka shkuar në 18.1% në prill./Euronews.al

 

Po ndodh...

ide