Mesazhi Escobarit/ Spahiu: Paralajmërim kërcënues për të gjithë demokratët nëse votojnë Berishën

Kreshnik Spahiu ka komentuar qëndrimin që mbajti i dërguari i shtetit amerikan, Gabriel Escobar për Sali Berishën. Gjatë një interviste për Euronews Spahiu tha se Escobari dha një mesazh të qartë për të gjithë demokratët dhe sipas tij, fakti që emri i Berishës nuk përmendet më do të thotë se për SHBA-në ai ka vdekur politikisht dhe mbështetësit e tij nuk mund të vijnë në pushtet.
“Për herë të parë SHBA deklaron dhe konfirmon një frymë anti-amerikane në Shqipëri. Nga sondazhet del se niveli i anti-amerikanizmit në Shqipëri. ky është shqetësim për Amerikanët. Pasi na kanë dhuruar edhe shtetin e dytë shqiptarë, pasi kanë shpenzuar miliona e miliarda për Kosovën dhe Shqipërinë, po u kthehet mbrapsht.
Mjafton të themi që Escobar ka folur 4 herë pa i përmendur emrin. Berisha për SHBA-në ka vdekur politikisht. Escobar dha një paralajmërim kërcënues për të gjithë demokratët. Ai tha unë shpresoj të mos gabojnë të mbështesin këtë linjë amerikane që nuk mund të vijë në pushtet”,-tha Kreshnik Spahiu./Euronews.al
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



