Deklarata e fortë e Berishës: Ka një plan për vrasjen e një politikani pranë Ramës, SPAK hesht!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza të rënda ndaj SPAK gjatë konferencës me gazetarët në një lidhje “skype” nga banesa, ku mbahet në arrest shtëpie.
Berisha tha se Prokuroria e Posaçme po fsheh ngjarje të rënda dhe se mund të përmendte dhjetëra krime të cilat nuk po hetoheshin.
"Institucion që fsheh çdo krim. Të numëroj dhjetëra krime që flenë aty dhe fshihen nga Altin Dumani. Ai që fsheh krim, është më kriminel sesa ai që e ka kryer. Indiferenti ndaj krimit është më kriminele se autori. Altin Dumani ka bërë 4 pyetje, Imer Lalës të akuzuar për vrasje. E pyeti ke vrarë apo filamin? E di si e mbajnë Altin Dumanin aty apo jo?”, tha ai.
Por edhe më e bujshme ishte deklarata, se SPAK ka informacion për një plan të përgatitur për vrasjen e një politikani të afërt me kryeministrin Edi Rama, por sërish nuk ndërmerr asnjë veprim për hetime.
“Dhjetë regjistrime top sekret, për të luftuar kundërshtarët e tij. Ka sjellë dy herë qeveria greke të gjithë dokumentacionin për Irena Gjokën. Altin Dumani e mban në sirtar. Do iu them gjëra të tjera. Është politikan i afërt me Ramën i planifikuar për t’u vrarë, nuk është i afërt me Sali Berishën, flihet mbi dosje, nuk bëhet asgjë”, shtoi ish-kryeministri duke mos dhënë emër konkret për politikanin e afërt me kryeministrin Rama.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128