Denoncimi i Berishës: Hidhet poshtë gënjeshtra e Ballukut, ja si është rritur çmimi i energjisë

3 Nëntor 2022, 18:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi i Berishës: Hidhet poshtë gënjeshtra e Ballukut, ja si

Kryetari i Partisë Demoktratike të Rithemelimit Sali Berisha në një status të tij ka publikuar faturat që një qytetar ia ka dërguar.

Në fotot e publikuara janë faturat e energjisë elektrike për dy nga fabrikat më të mëdha të prodhimit të miellit në Shqipëri, që ndodhen në Tiranë, fabrika e prodhimit te miellit tek Rruga e Kavajes, dhe fabrika Atlas që ndodhet në kilometrin e 6 të autostradës Tiranë-Durrës.

Në fatura shihet që për muajin shtator 2021 çmimi i energjisë elektrike është 7.1 lekë, ndërsa në faturën e muajit shtator 2022 çmimi është 18.34.

“Jua riktheva dhe njëherë çmimit për prodhuesit e miellit dhe furrave të bukës, sepse sot në Komisionin e veprimtarive prodhuese të parlamentit, ministrja Balluku thoshte që nuk e kemi rritur çmimin e energjisë për bizneset. Kjo është arsyeja që rritet çmimi I bukës’ shkruan në  qytetari.

 Statusi i plotë i Sali Berishës:

Hidhet poshtë gënjeshtra e Ballukut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni faturat e qytetarit dixhital!

- - - - -

Doktor pershendetje,

Ne foto qe ju dergova me siper, jane faturat e energjis elektrike per 2 nga fabrikat me te medha te prodhimit te miellit ne Shqiperi , qe ndodhen ne Tirane, Fabrika e prodhimit te Miellit te Rruga e Kavajes, dhe Fabrika Atlas qe ndodhet ne km e 6

te autostrades tirane -durres.

Ju kam derguar per secilen i nga keto fabrika prodhimi mielli faturen e muajit SHTATOR 2021 dhe SHATOT 2022 , ku shikohet qarte qe cmimi i energjis ka qene 7.1 leke ne SHTATOR 2021 dhe ne SHTATOR 2022 eshte 18.34 leke.

Ju riktheva dhe nje here cmimit per prodhusit e miellit dhe furrave te bukes,, sepse sot ne komisionin e veprimtarive prodhuse te parlamentit, ministria Balluku thoshte qe nuk e kemi rritur cmimin e energjis per bizneset.

Kjo eshte dhe arsyeja qe rritet cmimi i bukes.

Mendoj qe ka efekt po ti publikoni keto fatura.

Ju pershendes.

Po ndodh...

ide