Denoncimi për Olsi Ramën, Basha: E kam bërë që në vitin 2018-të, SPAK-u të bëjë zbardhjen e plotë

30 Mars 2024, 18:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi për Olsi Ramën, Basha: E kam bërë që në
Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit në drejtim të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës, se ai ishte implikuar në dosjen e laboratorin e kokainës të Xibrakës.

Basha theksoi se ai ka qenë i pari që ka bërë këtë denoncim më 2018, duke shtuar se SPAK duhet të veprojë për këtë rast dhe të tjera afera.

"Gjyqin me Edi Ramën për denoncimet që kam bërë për Olsi Ramën e kam çuar në Apel dhe pres që Apeli ta vendos në bazë të së drejtës, mendoj që jam në të drejtën time. Ndërsa për akuzën që siç e thatë vet është shpalosur që në vitin 2018 nga ana ime, pres që drejtësia, SPAK-u të bëjë zbardhjen e plotë. 

Është një akuzë që e kam bërë unë në vitin 2018-të dhe ajo që kërkoj sot është që drejtësia të bëjë zbardhjen e saj të plotë. Është e njëjta gjë që kam kërkuar në vitin 2018-të. Denoncimi publik është forma më e lartë që mund të bëjë dikush dhe unë i kam bërë thirje drejtësisë që atëherë të bëjnë punën e tyre dhe e përsëris sot."

 

Po ndodh...