“Deputetët po kërkojnë një vend në listat e 2025”, Lita: Ja pse i kundërvihen Bashës

25 Maj 2023, 15:14 / POLITIKË ALFA PRESS

“Deputetët po kërkojnë një vend në listat e

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në Euronews Albania tha se deputetët demokrat tashmë po mundohen që të sigurojnë një vend në listat e 2025 për zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se kjo gjë u duk qartë ditën e djeshme kur në të njëjtën kohë që flitej për masakër zgjedhore, në komisionin parlamentar miratohej rritja e pagave të tyre.

Mendoj se është një lojë taktike politike, deri diku e kuptueshme dhe e pranueshme pasi pas dy vitesh do kemi zgjedhje parlamentare dhe çdokush prej tyre mendon që të rikandiojë.

 Ideja e tyre është që të kenë garanci që të jenë në listat e deputetëve në vitin 2025, ky është interesi i tyre personal parësor, kjo u pa edhe ditën e djeshme kur opozita po bërtiste për masakër dhe krime zgjedhore, ndërkohë në Komisionin Parlamentar po votohej rritja e pagave të tyre, gjë që kërciste pak dhe ishte jo oportune kur ti u thua njerëzve se është blerë vota dhe është kryer masakër elektorale, ndërsa nga ana tjetër ti shikon kërthizën tënde dhe xhepin tënd.

Politika në Shqipëri ka humbur çdo lloj etike  dhe morali, ndaj njerëzit kanë braktisur kutitë e votimit”,-tha Lavdrim Lita.

Gjithashtu Lita tha se në rast se deputetët po dalin kundër Berishës, për mos shkuarjen si duhet të procesit zgjedhor, disa prej tyre Dashnor sula dhe Saimir Korreshi po i kundërvihen Bashës pasi te ky i fundit shikojnë figurën e dikujt që ka pëlqyeshmi në publik dhe mund të marrë kryesinë.

 

Po ndodh...