
Deputeti i PD në Shkodër Helidon Bushati, refuzon primaret e Berishës: Nuk kandidoj!

Deputeti Helidon Bushati ka refuzuar të hyjë në primaret e Berishës.
Këtë e bën të ditur vetë Bushati përmes një statusi.
Ai e quan këtë akt jo vendim personal por akt përgjegjësie politike dhe morale.
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës. Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit.
Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim. Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proçes të rëndësishëm, atë të primareve.
Personalisht, kam zgjedhur të mos mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjeshtë një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale.
Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.
Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë!
Së bashku drejt fitores!✌️
-
Kosova ka 182 mijë banesa të pabanuara
18 Shkurt, 15:36 -
51-vjeçari i zhdukur që prej shtatorit në Devoll
18 Shkurt, 15:28

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128