Deputeti i Rithemelimit: E mbështes turin e Ramës në diasporë, ftoj demokratët të marrin pjesë

Deputeti i Rithemelimit, Ferdinad Xhaferaj komentoi turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Xhaferaj tha në një intervistë për Euronews Albania se ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës ai e mbështet këtë tur pasi tubime të tilla i bëjnë shqiptarët e diasporës të ndihen mirë dhe të përfaqësuar.
“Aktualisht Rama ka nisur një tur takimesh në diasporë. Nga politika shqiptare ka shumë akuza që thonë se po e bën këtë tur në diasporë se kërkon votën e emigrantëve, sikurse opozita e kërkon votën e emigrantëve edhe nëse Rama po e bën për qëllime elektorale ky nuk është një problem për zotin Rama.
Problem për të është manipulimi që i bën zgjedhjeve në Shqipëri, jo loja politike që bën. jashtë elementëve kritikë dhe tendenca për të marrë një madhështi më shumë se duhet, në dallim nga pjesa tjetër e opozitës unë e mbështes turin në diasporës se i bën shqiptarë në diasporë të ndihen mirë, inkurajoj edhe mbështetësit e PD të marrin pjesë se Rama shkon atje si kryeministri i Shqipërisë”, tha Xhaferaj.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

