Deputeti Korreshi del hapur: Duhet të takohet Gazment Bardhi me Berishën kokë më kokë...

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së Saimir Korreshi theksoi se PD duhet të bashkohet pasi demokratët janë lodhur nga kjo situatë. Mes të tjerash ai theksoi se Gazment Bardhi i cili ka marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së duhet të zhvillojë një takim me Sali Berisha.
“Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Presim që të bashkojmë PD e për këto lëvizje nuk na ka thënë njeri gjë. Është turp i madh që ne nuk mblidhemi bashkë në PD, por përderisa mbledhja është thirrur këtu, duhet të ishte këtu. Unë i bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativën për bashkimin e PD. Mendoj se një bashkim kokë më kokë mes Bardhit e Berishës do të ishët një zgjidhje. Demorkatët duan zgjidhje”- tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

