
Deputetja e PD: Pranuan bashkëpunimin me Metën, jo me ne. E çuan partinë në katastrofë

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha për Euronews Albania se grupimi i Rithemelimit, e çoi Partinë Demokratike drejt katastrofës, pasi sipas saj rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit ishin katastrofike.
Ajo tha se e gjitha kjo është si pasojë e mos daljes me një kandidatë të vetëm dhe e mosbashkimit të Partisë Demokratike.
Pampuri shtoi se në mbledhje Partia Demokratike e udhëhequr nga Alibeaj ka qenë më e gatshme për një bashkim, pasi propozuan që kandidatët demokrat të dilnin në zgjedhje nën logon e Partisë Demokratike, por ata zgjodhën bashkimin me Metën,
“Ne e shtrimë dorën që kandidatët të vinin të kandidonin nën logon e Partisë Demokratike edhe pse ishim kundër primareve pasi u bënë të njëanshme. Nuk e pranuan bashkimin, pranuan bashkimin me Ilir Metën, pranuan që ata demokratë që kishin me vete të shkonin me Ilir Metën, rrinin e thoshin që ne shumica e ju pakica, vijuan me këtë rritëm e ja ku jemi.
Duhet të dilnim të gjithë me një kandidat nën logon e Partisë Demokratike. Nuk u arrit, e çuan Partinë Demokratike në katastrofë. Ky rezultat është mirëfilli rezultat katastrofik. Edhe pse dalin e ankimojnë, sepse ka pasur por edhe në 2021 kishte vjedhje, përdorim administrate e të tjera me radhë, por me një humbje kaq të thellë duhet edhe një analizë.
Nuk mund të dalësh sa herë që humbet të tregosh gishtin e të thuash “ai e kishte fajin”, nuk mund të përsërisësh të njëjtin refren”,-tha Orjola Pampuri.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128