Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA mesazh urimi: Nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike

8 Dhjetor 2022, 10:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA mesazh urimi: Nderojmë guximin e atyre

Ambasada e SHBA ka uruar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Në mesazhin e saj Ambasada shpreh nderim për guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin dhe thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar në hapin tjetër të rrugëtimit demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“ Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan ambasada e SHBA.

 

Po ndodh...

ide