
Djali i xhaxhait në listën e "Madhështorëve"/ Elvis Roshi i Ramës dhe me 7 emra, në fushatë për PD!

Elvis Roshi duket se ka ndryshuar kah politik, pasi ka nisur fushatën për PD, pasi në listat e kësaj të fundit kandidon djali i xhaxhait të tij.
Partia Socialiste kishte humbur me radhë betejat në Kavajë përballë, Partisë Demokratike.
Në dy dekada, nga 1991, deri në zgjedhjet vendore të 2011, ky qytet dhe rrethinat e tij njiheshin si bastion i demokratëve.
Por, çfarë ndryshoi në 2011?
Në zgjedhjet lokale të atij viti, socialistët kandiduan, Elvis Rroshin.
Në atë kohë 35 vjeç, Rroshi fitoi me një diferencë solide prej 880 votash ndaj rivalit demokrat, që drejtonte prej tre mandatesh radhazi këtë bashki.
Fitorja i kushtoi shtrenjtë vetë Rroshit, që nga PD u akuzua për shpërdorim detyre, shitblerje votash, korrupsion, madje edhe si trafikant.
E mbani mend ligjin e dekriminalizmit që filloi pikërisht me emrin Rroshit pasi sipas PD ai kishte dënim për përdhunim në grup në kohën që kishte qenë emigrant në Itali.
Më pas një ngjarje surreale me Griseldën u bë lajtmotiv politik pasi opozita akuzonte mazhorancën se kishte inskenruar një ngjarje makabre për rrëmbimin e ish të fejurarës së Rroshit.
Me kalimin e kohëve Elvis Rroshi u bë simboli i sulmeve të demokrateve, edhe pse ai ishte në një ndër kryebashkiakët që transofmruiar qytetin e Kavajës.
Një pjesë të këtyre pasojave Elvis Rroshi po i vuan ende, teksa vetëm pak ditë më parë u paraqit në SPAK në lidhje me një kallëzim për korrupsion me tenderat e rikonstruksionit të qytetit, gjatë kohës që ishte kryetar bashkie.
Publikisht ai është tërhequr nga jeta aktive politike, por tërthorazi në 11 maj pritet të angazhohet, ironikisht për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.
Arsyeja lidhet me kandidimin në Qarkun e Tiranës, ku bën pjesë Kavaja të djalit të xhaxhait të tij, Elton Rroshi.
Rroshi është përfshirë në listën e hapur të koalicionit të opozitës si pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste të drejtuar nga Agron Duka.
Pritshmëritë e Dukës me këtë kandidaturë janë që të sigurojë dy mandate në Kuvendin e ardhshëm, ku një e ka të sigurt në listat e PD.
Kur u zhvilluan primaret në Partinë Demokratike pak ditë më parë, si më i votuari doli Hysen Kadiu nga zona e Kavajës.
Kur u shpallën listat u pa që emri i tij nuk figuronte, ndërsa burime nga PD bëjnë me dije se ka qenë marrëveshje me Elvis (Ervin) Rroshin arsyeja e heqjes së Kadiut./VoxNews
-
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
18 Mars, 19:34

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128