Do surprizoheni/ Ja sa vota kanë marrë në 2021, 12 "gladiatorët" e Berishës për zgjedhjet 2025!

9 Shtator 2024, 17:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Do surprizoheni/ Ja sa vota kanë marrë në 2021, 12
Sali Berisha caktoi këtë javë drejtuesit politikë të 12 qarqeve, ku nuk spikati asnjë e re përveç shpërblimit që i dha grupit të Gaz Bardhit, të cilët e kthyen pllakën pikërisht kur i duheshin doktorit.

Po ashtu Berisha vendosi dhe një konsensus me Ramën për të mbyllur përfundimisht listat.

Dalja e 12 drejtuesve të PD nuk është se u prit me entuziazëm në selinë blu. Gaz Bardhi i cili ne 2021, kur situata ishte më e favorshme dhe PD ishte afër pushtetit mori rreth 4 mijë vota dhe pse kishte rolin e numrit 2 në parti.

Dërgimi i tij në Fier nuk u prit me asnjë domethënie të madhe, pasi në listën e 2021 Fieri prodhoi deputetë me mbi 5000 vota, madje Agron Kapllanaj arriti rreth 9 mijë vota duke ju afruar thyerjes së herësit.

Në Tiranë drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi dhe pse në 2023 rregjistroi një humbje të madhe përballë Veliajt.

As Gjirokastra nuk ka asgjë të re. Në 2021 nën drejtimin e Tritan Shehut ku PD mori 30%, kurse kandidati Shehu mori 3364 vota.

Luçiano Boçi largohet nga Elbasani, qark ky më shumë peshë dhe që lëvizja e atij që në 2021 mori më shumë vota, duket si një autogol i Berishës ose ai e ka bërë këtë zgjedhje pas humbjes që Boçi mori në zgjedhjet vendore të 2023 për bashkinë Elbasan.

Bujar Leskaj rikonfirmohet në Vlorë

Dhe Leskaj i ka humbur zgjedhjet në 2021 në Vlorë, por duket se Berisha për shkak të të pasurit atë bashkëpunëtor të vjetër, i ka dhënë dhe një mundësi.

Oerd Bylykbashi në Durrës

Kjo është hera e dytë që ai e drejton këtë qark, pasi provoi dhe në 2017 ku mori rezultat tepër të dobët.
Bylykbashi po ashtu nuk shkëlqeu as në 2021, duke marrë vetëm 3756 vota.

Në një sistem me lista të hapura Bylykbashi nuk do dilte dot deputet pasi në listën jo fituese ishin 3 kandidatë me më shumë vota, respektivisht Igli Cara me 6952 vota, Manjola Luku 6108, Rezeart Tusha 3875.

Xhelal Mziu dhe Flamur Hoxha janë të vetmit që kanë fituar në zonat e tyre dhe pse Dibra dhe Kuksi janë bastionet historike të së djathtës.

Edhe Ervin Salianji është lëvizur nga Korça drejt Elbasanit. Në 2021 ai mori rreth 9 mijë vota personale.

Në ndarjen e madhe të PD, Salianji u pozicionua fort ndaj Berishës, por pas zgjedhjeve të 6 marsit kërkoi largimin e Bashës.

Elbasani dhe Shkodra mund të themi se janë të vetmet qarqe ku Berisha po përpiqet të luajë politikisht dhe pse ka patur kritika në këtë aspekt.

Agron Gjekmarkaj po ashtu ishte një zë kundër Berishës, por që sot ka marr postin e zëvëndësit të Berishës. Gjekmarkaj do të drejtojë Lezhën. Në 2021 ai mori rreth 4 mijë vota.

Të vetmit të rinj janë Ivi Kaso e Eno Bozo. Kaso do drejtojtë qarkun e Korçës, kurse Bozo do të zëvëndësojë Tomorr Alizotin në Berat.

Numri i votave

1.Gazment Bardhi 3984
2.Tritan Shehu 3364
3.Bujar Leskaj 5254
4.Flamur Hoxha 9159
5.Xhelal Mziu 5321
6.Luçiano Boçi 10930
7.Agron Gjekmarkaj 4067
8.Ervin Salianji 9420
9.Belind Këlliçi 11601
10.Oerd Bylykbashi 3756
11.Ivi Kaso 5059
12.Eno Bozo (nuk ka kandiduar).
Alfapress.al

 

Po ndodh...