Dorëheqja e Jola Hysajt/ Berisha: E falënderoj për kontributin në PD, por bëri zgjedhjen e saj

7 Mars 2026, 14:39 / POLITIKË ALFA PRESS
Dorëheqja e Jola Hysajt/ Berisha: E falënderoj për kontributin

Duke komentuar dorëheqjen e Jola Hysajt nga funksionet në Partinë Demokratike, kreu i PD u shpreh se vendimi i saj është personal dhe duhet respektuar.

Ai vlerësoi kontributin që Hysaj ka dhënë gjatë angazhimit të saj në parti dhe theksoi se dorëheqjet janë pjesë normale e jetës politike në një parti demokratike. Berisha theksoi se çdo vendim i tillë lidhet me zgjedhjet individuale të secilit dhe se ai respekton plotësisht vendimin e saj për t’u tërhequr nga aktiviteti politik.

Laert Mera: Doktor, dje ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet edhe sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj. Çfarë po bëhet me organizimin në PD se ikjet sidoqoftë nuk janë të mira, pavarësisht justifikimeve?

Sali Berisha: Jola Hysaj më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falënderon për bashkëpunimin, por më njofton se ka vendosur të japë dorëheqjen. Dhe unë e falënderoj për kontributin që ka bërë dhe respektoj plotësisht vendimin e saj.
Dorëheqjet janë një akt normal në një parti demokratike dhe në një shoqëri të lirë.
Në këtë rast ajo dha kontributin e saj, nuk mund t’i mohohet.
Por nga ana tjetër ajo arriti në përfundimin se duhet të ndërpresë aktivitetin e saj politik për arsye të saj dhe kjo është një zgjidhje që ka bërë dhe unë ia respektoj.

Po ndodh...