“Qeveria duhet të ketë frikë popullin, jo populli qeverinë”/ Ish-ministri Bushati godet fortë Ramën: Shteti në Shqipëri është bërë 1-sh me partinë!

7 Mars 2026, 15:24 / POLITIKË ALFA PRESS
“Qeveria duhet të ketë frikë popullin, jo populli

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur kritik ndaj mënyrës si funksionon sistemi politik në Shqipëri, duke theksuar se ajo që përbën shqetësim është fakti se ekziston ende modeli kur “politikani nuk ka frikë nga populli.

Sipas Bushatit, BE nuk ka një problem parimor për të pranuar vende si Shqipëria, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria është tashmë pjesë e NATO. Ai argumenton se problemi qëndron tek përputhshmëria e modelit politik të vendit me standardet demokratike që mbizotërojnë në Unionin evropian.

Bushati u shpreh se në rastin e Shqipërisë sfida kryesore është garantimi i një fushe loje të barabartë në politikë dhe gatishmëria për të pranuar humbjen e pushtetit, duke theksuar edhe nevojën për një ndarje të qartë mes administratës shtetërore dhe partisë në pushtet.

“Qytetarët duhet të dinë për kë votojnë dhe politikanët duhet të kenë frikë nga qytetarët,” tha Bushati, duke shtuar se aktualisht situata është e përmbysur, pasi shpesh qytetarët janë ata që ndihen të frikësuar nga politika.

“Ne duhet të merremi me modelin politik. Nuk ka asnjë problem BE për të pranuar Shqipërinë apo Serbinë. Ne jemi anëtare të NATO-s. Pra, vetoja nuk është argument se do të jetë vetë e interesuar BE për të thënë ejani. Por modeli ynë nuk është i përputhshëm me konceptin apo modelin mbizotërues në BE. Ka përjashtime edhe brenda BE. Te rasti i Shqipërisë problemi kryesor është në radhë të parë garantimi i fushës së lojës dhe aftësia e gatishmëria për me pranuar humbjen e pushtetit. Nëpër shoqëri që nuk kanë tradita demokratike, rotacioni vjen më shumë nga gatishmëria e udhëheqësit për të pranuar humbjen e pushtetit sesa drejtpërdrejt vota e qytetarëve. Duhet të ndajë admiministratën e shtetit nga partia. Kjo është muzikë për veshët tanë në kushtet që jemi.

Ne mund të bëjmë sistemin zgjedhor më të mirë por duhet të garantojmë rregullat e lojës. Duhet të ndajmë mendjen nëse duhet të bëjmë këto punë apo jo. Kur të ndajmë mendjen, ne na duhen këto elementë. Ti duhet të dish se për kë po voton dhe ata për të cilët ke votuar duhet të kenë frikë ty. Ne nuk kemi shkuar në sistemin ku politikani ka frikë popullin, por jemi në situatën ku populli ka frikë politikanin. Çdo muaj Athina digjej nga studentët e Politeknikut dhe ca ishte në përkujtim të revoltave të tyre. Kishte raste që e tërhiqnin zvarrë në kuptimin figurativ politikanin apo shtetarin nëse mendonin se kishte abuzuar me detyrën. Kjo reformë administrative nuk do të thotë asgjë a do të jetë nga 60 e ca bashki apo 150. Për mua duhet të respektohet ky lloj raporti sepse jam i bindur se i zgjedhur vendor e di shumë mirë nëse në qytet ka më pak nxënës apo më shumë që regjistrohen.”, tha ai.

Duke u ndalur te gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK në Hagë, ai shtoi se krahas “folklorit e këngëve”, që janë të rëndësishme, është e nevojshme që të punohet me një strategji të qartë kombëtare që sipas tij mungon.

“Gjendemi përballë një situatë në Hagë ku duket se historia do të kthehet kokë mbrapsht dhe ka një gare me bluzat liria ka emër, bëhen mitingjet dhe diskutimet patriotike dhe asnjë nuk bëhet për kauzat tona në raport për të tjerët. Dhe dhashtë zoti që nuk dënohen ata njerëz dhe në fund vendosen shenja barazie mes agresorit dhe viktimës. Ti nuk ke asnjë lloj pune në këtë proces. Duhet të korrigjojmë këtë gjë krahas folklorit e këtyre këngëve çohu ti e hajde ti. Shkojmë në KiE mbajmë një fjalim dhe themi idiot prokurorit etj etj dhe kmë katolik se Papa dhe nuk kemi asnjë strategji dhe proces për ta kthyer këtë në strategji kombëtare.”, shtoi ai.

Po ndodh...