Dosja/ Artan Lame çon në prokurori abuzuesit dhe falsifikatorët e pronave në Tiranë

Pasi ka zbuluar një skandal të vërtetë në institucionin që drejton me falsifikimin dhe prishjen e dokumentacionit të pronave, Kreu i Kadastrës Artan Lame, paralajmëroi edhe ndëshkim për abuzuesit.
I pyetur nga gazetarët nëse do të merren masa për abuzuesit me pronat, Lame u shpreh se raporti do t’i dërgohet Prokurorisë, e cila do të gjejë përgjegjësit e do t’i vërë para drejtësisë.
“Ajo që desha të përçoj është pikërisht besimi. Pra, nuk ka më prekje. Kontrolli ka filluar para disa muajve, situata është ngrirë, dhe tani po nxjerrim përfundimet e raportit. Ky raport do të përfundojë në Prokurori, që nga ana e saj do të nxjerrë persona konkret. Duhet të marrim gjysmën e shqiptarëve t’i bëjmë përgjegjës për pronat, apo gjithë administratat në vend. Prokurorinë nuk e ndalon askush të marrë e të vërë para përgjegjësisë edhe persona të veçantë, por ka qenë gjithë sistemi i molepsur, i ndërtuar keq. Pastaj edhe zyrat e ZRPP-ve bënin pjesën e tyre të molepsjes.
Kjo është lista me AMTP e vërteta, që ja kemi çuar çdo zyre, ndaj dhe qytetarët tashmë duhet të rrinë të qetë, sepse nuk ndodh më që të zgjohen me dikë, që ju është mbi-vënë. Madje, mund të zgjohen me zbulimin se çfarë i kanë bërë me pronën e tij. Mbivendosja e pronave, e shkaktuar në këtë lëmsh, zgjidhet ose me ligjin e ri, ose me gjykatë. Për fat të keq, shumë qytetarë do jenë të detyruar t’i drejtohen gjykatës, për shkak të mbivendosjes. Nuk duhet të harrojmë që Kadastra tashmë është një mulli i rinovuar, por që për fat të keq bluan grurë të vjetër, sepse i tillë është materiali. Tani po mbjellim grurë të ri, që është digjitalizimi”, u shpreh Lame.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
