Dosja "Gërdeci", Mediu si Rama: Republika e prokurorëve do kenë pasoja!

12 Shkurt 2025, 15:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja "Gërdeci", Mediu si Rama: Republika e prokurorëve do

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte këtë të mërkurë në GJKKO në seancën e radhës për “Gërdecin”.

Duke sulmuar prokurorët e SPAK, Mediu duke folur me gjuhën e Ramës tha se Republika e prokuroriëve nuk përfaqëson drejtësinë dhe një “mbivendosje” e saj mbi gjyqësorin, do të ketë pasoja në shoqëri.

Nuk është detyrë e ministrit të merret me kalibrat. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të NATO-s Ky është kthyer në një proces agjitacion propagandë njësoj si në kohën e komunizmit.

Mjerë republika e prokurorëve, shumë e kanë marrë me qejf këtë, por nuk mund të ketë Republikë Prokurorësh.

Duhet të ketë një shtet të së drejtës ku prokuroria duhet të ketë vendin e vetë. Nuk është drejtësia prokuroria, drejtësia është gjyqësori. Vendosja e prokurorisë mbi gjyqësorin është një nga veprimet më fatale të drejtësisë shqiptare dhe ka për të pasur pasoja jo të vogla politike, sociale në shoqërinë shqiptare”, -tha Mediu.

 

Po ndodh...