“Dosja të kthehet për hetim”, Kryemadhi pas shtyrjes së seancës: Nuk ka prova të reja nga SHBA!

11 Nëntor 2025, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS

“Dosja të kthehet për hetim”, Kryemadhi pas shtyrjes

Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, deklaroi se përmes avokatit të saj, do të kërkojë rikthimin e dosjes në SPAK për hetime të mëtejshme.

Në një prononcim për mediat Kryemadhi u shpreh se kërkesa e paraqitur në seancë synonte të sqaronte se materiali i ardhur nga Shtetet e Bashkuara nuk përbën prova të reja, por një përgjigje ndaj një letër-porosie të dërguar nga SPAK gjatë vitit 2024.

“Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabuar për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet.

Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtësisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje.

Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexuesit financiar të SPAK ose me keqdashësi”, tha ajo.

Po ndodh...

ide