“Drejtorët janë në burg për shkak të veprimeve të SPAK”, Alibeaj komenton protestën para Bashkisë së Tiranës dhe punën e Grupit të Dialogut

16 Maj 2024, 10:24 / POLITIKË ALFA PRESS

“Drejtorët janë në burg për shkak të veprimeve

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, në një pornoncim për mediat para Kuvendit ka treguar arsyen pse nuk marrin pjesë në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Alibeaj tha së qëndrimi i tyre ndaj rastit të arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranës është mbështetja ndaj SPAK.

Qëndrimi ynë, është mbështetja e SPAK. Ata drejtorë janë atje për shkak të veprimtarisë së SPAK. Mbështetja më e sinqertë është ndaj SPAK. Mbështetja me financa me burime njezore. Kjo është mënyra më e mirë që kemi zgjedhur këtë rast.

Sjellja e vetme që duhet të mbajmë është të mbështesim SPAK. Çdo lëvizje tjetër, sidomos ajo për të rimarrë reformën në drejtësi, është lëvizja e fundit që Rama do të bëjë për të asfiksuar SPAK”, tha ai.

Ndër të tjera Alibeaj foli dhe për Reformën Zgjedhore ku tha se i vetmi fryt i Grupit të Dialogut është rrënimi i synimit të kësaj reforme për mundësimin e votës së emigrantëve, Shqipëria një zonë, votimi elektronik.

Procesi i grupit të dialogut nuk ka ecur para. Ka patur vetëm një fryt, të rrënojë synimin e reformës zgjedhore që është miratimi në kohë i votës së diasporës, Shqipëria një zone”.

 

Po ndodh...