Duhet të japë llogari edhe për inceneratorin/ Shemsi Prençi: Veliajn do doja ta shihja si ministrat e Nepalit në lum

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj duhet të japë llogari edhe për çështjen e inceneratorit.
Prençi: Nga pikëpamja juridike dhe si jurist mendoj që do t’ia lëmë gjykatës të vazhdojë sagën e seancave gjyqësore për ato 13 çështje për të cilat akuzohet Veliaj.
Kur më kujtohet arroganca e Veliajt për atë që thoshte do të vazhdoj të paguaj inceneratorin sepse unë nuk marr leje nga deputetët dhe përdorte edhe një shprehje që unë nuk e përdor dot të PD pra i diskriditonte në aspektin e akuzave që ngrinin dhe për çfarë protestonin para bashkisë së Tiranës.
Do të doja ta shihja si ato ministrat e Nepalit në lum.
Pasi u dogjën godinat qeveritare dhe shtëpitë i zhveshën dhe po i rrifnin me kamzhik në lum.
Ata meritojnë më shumë sepse korrupsioni që ka bërë Veliaj dhe pushtetarët meritojnë më shumë.
Këtë e kam mendim si qytetar.
Kurse si jurist mendoj se duhet të japë llogari edhe për inceneratorin.
Deri më tani çështja e inceneratorit nuk i është vënë në ngarkesë juridikisht Veliajt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




