Dy vite luftë Rusi – Ukrainë, Shqipëria të mbështesë mbrojtjen e integritetit territorial
Nga Xhemal Gjunkshi, Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik në PD
Lufta Rusi – Ukrainë hyri në vitin e saj të tretë këtë të shtunë, duke shënuar një tjetër moment historik të zymtë në një konflikt që OKB-ja ka paralajmëruar se do të këtë një ndikim “që do të ndihet ndër breza”.
Dy vite pas fillimit të sulmeve të agresionit rus, jo vetëm rajoni por i gjithë komuniteti ndërkombëtar ndodhet nën rrezikun potencial të kërcënimit të regjimit të Putinit. Sulmi ndaj Ukrainës është i padrejtë, antiligjor dhe kundër çdo konvente apo norme ndërkombëtare për mbrojtjen e kufijve, të drejtat e njeriut dhe paprekshmërinë e territorit.
Në dy vjet me mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë dhe zhdukur dhe 10 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, kriza më e madhe e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Të gjithë kudo mbartin plagët e luftës.
Lufta e Putinit dhe sistemi i pushtetit të tij autoritar dhe oligark përbën rrezik dhe kërcënim të rëndë ndaj stabilitetit, vlerave të demokracisë dhe paqes në Europë e më gjerë dhe rendit të lirë dhe të hapur ndërkombëtar nga i cili ne varemi. Është e domosdoshme që ne të mbrojmë rregullat bazë që kanë mbështetur paqen, sigurinë dhe prosperitetin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe përmbysja e regjimit të Putinit mbetet prioritet i gjeopolitikës botërore.
Rezistenca dhe forca e popullit dhe shtetit të Ukrainës përbën një model të jashtëzakonshëm të heroizmit dhe vetëmohimit për demokracitë të zhvilluara apo në zhvillim dhe që janë në unitet për mbrojtjen e këtij vendi, sepse historia e Ukrainës është histori mbijetese me guxim dhe heroizëm. Vetë Aleanca më e madhe e lirisë NATO, Europa, SHBA-ja dhe shumë shtete i gjenden pranë Ukrainës prej dy vitesh, si aleatë.
Shqipëria do të vijojë të mbështesë Ukrainën për mbrojtjen e integritetit territorial, rindërtimit dhe kthimit të jetës në stabilitet derisa të marrë fund agresioni që Evropa nuk e ka parë e as imagjinuar dot që prej Luftës së Dytë Botërore.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128