E futi në listën e sigurtë, kandidati i ri i PS “shpërthen” në lot përballë Edi Ramës!
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim në podkastin ‘Flasim’ me personazhe dhe njerëz të ndryshëm.
Njëri prej bashkëbiseduesve ishte edhe kandidati i ri i PS në listën e sigurt të Beratit, Julian Zyla, i cili foli për momentin që iu bashkua politikës.
Kur kujtoi në një moment babain e tij të cilin nuk e ka më, ai nuk arriti t’i mbante dot lotët, teksa ndodhej përballë shefit të ekzekutivit.
“Më përë kam studiuar politikë në Romë. Kam studiuar dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Romë. Doja të tregoja një nga momentet më të rëndësishme të jetës time. Ka qenë në fund janari të 2010-ës, kur përfundoja studimet master. Ishte dita kur do prezantoja temën e diplomës.
Dola mirë dhe arrita synimin. Kryetari i komisionit na tha aty: ‘Nderoni veten tuaj’. Aty ishte babi dhe shoku im ia përktheu. Ndjesë, kam tre vite që nuk e kam më”, u shpreh Zyla.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
