Edhe Pallati i Brigadave për 40 vite me koncesion, flasin ekspertët

30 Qershor 2022, 17:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Edhe Pallati i Brigadave për 40 vite me koncesion, flasin ekspertët

Kompleksi i Pallatit të Brigadave është një tjetër godinë që pritet t’i jepet subjekteve private me koncesion për 40 vite. Sipas ekspertes Doriana Musai ky vendim fillimisht duhej të diskutohej me specialist, por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi qeveria ka zgjedhur që ta japë duke mbajtur të fshehtë procedurat e ndjekura.

Musai e ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, shton se Ministria e Kulturës do mbetet në histori si ministria që ka shkatërruar trashëgiminë dhe se e vetmja punë që ka bërë është se ka goditur dhe çuar ruspat nëpër trashëgimi.

Musai: Një vitin 2004, Pallati i Brigadave është shpallu Amsambël Historik dhe Zonë e Stimuluar për Turizmin. Asnjëherë nuk e kreu këtë funksion për turizëm që nga viti 2004 kur u shpall Zonë e Stimuluar për Turizmin. Janë tre institucione që e menaxhojnë dhe eshte nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

Këtu ka lindur edhe ideja për ndryshimin e menaxhimit, duke gjetur një formulë të re për mos të qënë në varësi të tre institucioneve të ndryshme.

Në Tiranë vitet e fundit ku ka zë nuk është pa gjë dhe sidomos kur ka zjarre apo prerje pemësh. Ne mund ta lexojmë edhe pa parë gjë.

Jemi para eksperimenteve që po bëjmë me trashëgiminë kulturore. Këtu ka pasur plane shumë herë më parë dhe kanë përdorur ligjin si instrument dhe sot po e nxjerrin jashtë loje ligjin. Përbashkuese është se ministria në deklaratat e saj është shprehur se duhet t'ja japim një kompanie private.

Në Pallatin e Brigadave bëhet fjalë për një kompani private jo më një fondacion. Në mungesë të partnerëve vendas, përfshirja e partnerëve të huaj është e mundshme. Grupi i ekspertizës i kanë përjashtuar fondacionet dhe kanë bërë një analizë të vetën, kanë përjashtuar formën direkte të menaxhimit.

Ministria në një anë thotë se do ja jap privatit në mënyrë që të mos ja ngarkojmë publikut nëpërmjet taksave pra buxhetit të shtetit menaxhimin e pasurisë kulturore. Kemi një rrudhje të buxhetit të ministrisë Kulturës vit pas viti dhe kemi delegim të koopentecave te kompanitë e huaja apo vendase që janë private.

Pyetja ime është; se çfarë pune bën Ministria e Kulturës? Këtu ministria është kthyer në një agjensi marketimi.

Ministria e Kulturës do mbetet në histori si ministria që ka shkatërruar trashëgiminë. E vetmja punë është ajo që ka goditur dhe çuar ruspat nëpër trashëgimi.

Qeveria ka pranuar se është e paaftë të menaxhojë pasuritë publike kulturore dhe ja jep privatëve në forma të fshehta dhe pa transparencë.

 

Po ndodh...