
Ekstradimi i Donald Hoxhës për vrasjen e ish-efektivit në 2009, Balla: Vijon puna me Interpol për gjetjen e personave të fshehur nga drejtësia

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar sot në lidhje me arrestimin dhe ekstradimin e Donald Hoxhës nga Britania, pas vrasjes së një ish-efektivi në vitin 2009.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Balla shkruan se po punohet çdo ditë me Interpol për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me INTERPOL për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe Interpol Manchester për dhënien fund arratisë së një personi mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”, ngjarje kriminale e ndodhur 15 vite më parë në Elbasan.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128