Emrat/ Arrestimi i Veliajt, caktohet detyrim paraqitje për pesë të tjerë, mes tyre biznesmenë të njohur!

10 Shkurt 2025, 15:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Emrat/ Arrestimi i Veliajt, caktohet detyrim paraqitje për pesë

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka lëshuar masa sigurie edhe për 5 biznesmenë, si të përfshirë në çështjan ku akuzohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për biznesmenët Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Keta biznesmene njihen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë që Fatmir Bektashi është nën hetim dhe për aferën ''Partizani'', ku akuzohet dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se GJKKO me urdhër të SPAK vendosi gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128