Enkelejd Alibeaj tregon se çfarë bisedoi me Yuri Kim dhe me ambasadorët e tjerë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka pritur sot ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorë të vendeve të tjera.
Me anë të një statusi në Facebook, Alibeaj ka treguar se për çfarë u fol dhe cili ishte objekti i takimit.
‘’Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi patur si format kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i takimit ishin të gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: reforma administrative - territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme.
Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera. ‘’ shkruan Alibeaj në statusin e tij.
Sipas Alibeaj kjo është një praktikë që duhet të riinstalohet dhe njëherë sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar janë thelbësore për zhvillimin europian.
‘’Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë.’’
Statusi i plotë i Enkelejd Alibeaj:
Ishte kënaqësi e veçantë, që sot të mirëpres sëbashku me kolegët deputetë të PD-së, disa nga përfaqësuesit e Ambasadave në vend: Znj.Yuri Kim , Znj. Christiane Hahmann , Z. Peter Zingraf , Znj.Elisabeth Barsacq , Z. Fabrizio Buçi , Znj. Mia Marzouk Znj. Ruth Huber dhe Z. Vincenzo Del Monaco (OSCE) në një takim shumë të dobishëm për çështje me rëndësi për vendin.
Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi patur si format kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i të takimit ishin gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: reforma administrative - territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme.
Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera.
Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


