Erion Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor te kolegët!
30 April 2024, 17:02 / POLITIKË

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pas rreth 8 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ai ka dëshmuar në lidhje me mega aferën miliona euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilin vazhdojnë të paguajnë rreth 80 mijë euro në ditë prej vitesh, edhe pse incenerator nuk ka.
“Doja të falenderoja kolegët e SPAK-ut. Pas këtij takimi ma ka rritur bindjet që është bërë një punë serioze.
Isha sot si bashkëpunëtor, e kisha kërkuar vetë këtë takim, por nuk e kishim caktuar mirë orën 9 ose 10 sepse kishin një seancë tjetër. Dhashë të gjitha shpjegimet e mia në lidhje me inceneratorin.
Unë ndihem më i lehtësuar sepse më në fund dhe unë pata mundësinë të them fjalën time. ” – tha Veliaj.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
Nga Bato Kosova
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Nga Neritan Sejamini
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Nga Thoma Gëllçi
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


