Erion Veliaj në burg që në 10 shkurt, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën për lirim

17 Qershor 2025, 09:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Erion Veliaj në burg që në 10 shkurt, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë cakton datën 8 korrik, për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliaj për masën e sigurisë. Relatore gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa Medi Bici dhe Sokol Binaj anetarët e tjerë të trupit gjykues. Rekursi shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Sipas njoftimit zyrtar të GJL kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet.

Ndërkohë sot kryetari i bashkisë ka seancën në GJKKO për informacionin 2 mujor, Veliaj ka firmosur deklarate nga IEVP Durrës dhe nuk do te jetë vetë i pranishëm por do te përfaqesohet nga avokati.

Po ndodh...