Sulmet e Ramës ndaj SPAK-ut/ IDM: Jemi të shqetësuar, të respektohet ndarja e pushteteve!

12 Shkurt 2025, 15:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmet e Ramës ndaj SPAK-ut/ IDM: Jemi të shqetësuar, të

Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim reagon lidhur me akuzat që kryeministri Rama lëshoi ndaj SPAK-ut ditën e djeshme dhe të sotme.

Në reagim thuhet se IDM u bën thirrje aktorëve politikë dhe institucionalë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë si në deklarata ashtu edhe në veprime, parimet kushtetuese, ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve.

“IDM shpreh shqetësim të thellë për retorikën intimiduese që ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur SPAK-un, GjKKO-në dhe BKH-në.

IDM u bën thirrje aktorëve politikë dhe institucionalë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë si në deklarata ashtu edhe në veprime, parimet kushtetuese, ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e institucioneve.

Konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten kushtet themelore dhe të panegociueshme për qytetarët shqiptarë, stabilitetin e vendit, prosperitetin e shoqërisë dhe integrimin në Bashkimin Evropian.”

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128