Evi Kokalari ka një pyetje: Si shpjegohet që Berisha bërtet për "Rama-McGonigal", Bardhi e çon në SPAK?!

31 Janar 2023, 22:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Evi Kokalari ka një pyetje: Si shpjegohet që Berisha bërtet

Aktivistja Evi Kokalari ka shprehur habinë se si ka mundësi që Sali Berisha ka ditë që bërtet për ‘çështjen McGonigal’ por padinë në SPAK e bëri deputeti i Partisë Demokratike.

‘Nuk e kuptova, Berisha ka gjashtë ditë që vetëm flet obsesivisht për dosjen Rama - McGonigal, por Gaz Bardhi e çon çështjen në SPAK?’ shkruan në postim Kokalari.

Kujtojmë që deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kërkuar të hetohet me detaje çështja e "McGonilgal", nga Spak, ditën e sotme.

"Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje",është shprehur Bardhi.

Po ndodh...