
“Fenomeni Dashnor Sula”/ Arlind Qori: U hodhën të gjitha partitë për të ftuar, a thua se ishte një merkato futbollistësh, kjo është politikë jo serioze

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar atë që ai e quajti “fenomeni Sula”. I ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24, ai deklaroi se kjo që ndodhi me Dashnor Sulën tregon mungesa serioziteti nga ana e politikës shqiptar.
Sipas tij, ky rast tregoi lakuriq gjithë sistemin politik shqiptar.
Ftesat për Dashnor Sulën nga partitë politike pasi ai u largua nga PD i krahasoi me merkatot e futbollistëve.
“Gjëja me qesharake është fenomeni Sula. Është interesante sesi një rast tregoi lakuriq gjithë sistemin politik shqiptar. Zoti Dashnor Sula nuk gjeti vend në listat e mbyllura të PD dhe doli tha që kjo është një poshtërsi burra. Të gjitha partitë e tjera, përvec nesh kam përshtypjen u hodhën në sulm a thua se ishte merkato futbollistësh dhe i thoshin hajde të partia ime. Prandaj po them që kjo është politikë jo serioze. Politikani që ka në xhep vota është nje feudal politik. Sot është zoti Rama hajde në skuadrën time, Berisha i thotë nuk e mendove mirë, hajde në partinë time. Lapaj e futi njëherë brenda, pastaj e nxori jashtë. Kjo tregon një mungesë serioziteti të partive politike në Shqipëri”, tha Arlind Qori.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128