Fjalimet e deputetëve në Kuvend do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale

5 Qershor 2024, 16:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Fjalimet e deputetëve në Kuvend do të zbardhen nga Inteligjenca
Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale.

Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të gjitha takimeve që janë pjesë e aktivitetit parlamentar  si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Aktualisht, procesi kryhet manualisht nga ekipi i redaktorëve të Kuvendit ku vlerësohet se prodhohet mbi 10 orë material audio në ditë, çka sjell sforcim për zbardhjen dhe redaktimin e kësaj sasie materiali.

Për këtë qëllim, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një tender me fond 74.5 milionë lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të dhënave audio-video, bazuar në inteligjencën artificiale.

Aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera. Më herët është njoftuar aplikimi në procesin e prokurimeve publike dhe në procesin e përkthimit dhe përshtatjes së ligjeve për procesin e përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian./SCAN

 

Po ndodh...