
Flutura Açka tregon për grupin e ri të deputetëve të Dash Shehit: Nuk na ndan asgjë me Bashën, por ai të vij te ne!


Deputetja Flutura Açka e larguar nga Lulzim Basha dhe Demokratët Euroatlantik menjëherë pasi vula kaloi nga Sali Berisha, ka folur te "Opinion" në News 24, për grupin e deputetëve, (Dashamir Shehi, Enkelejd Alibeaj, Arbër Agalliu, Selaudin Haupllari, Flutura Açka), të cilët u bënë bashkë me qëllimin, siç thotë ajo, për një lëvizje ku të ftohet elita shqiptare.
Sipas Açkës, tre janë çështjet që i bashkoi, mbështetja për drejtësinë, bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe kodi zgjedhor, për ti zgjedhur deputetet vetë qytetarët.
Sipas deputetes, e mira do të ishte që kjo lëvizje të prodhonte një koalicion që mund të ishte dinjitoz.
“Jemi bashkuar për këtë çështje, e para: Për të mbështetur drejtësinë shqiptare, e dyta është sjellja ndaj ndërkombëtarëve dhe çështja e tretë ka të bëjë me Kodin Zgjedhor, për mënyrën si i zgjedhim deputetet.
Unë do të doja që këtë nukël parlamentar, që është një grup parlamentar do të donim ta kthenim ndoshta në një lëvizje. E mira do të ishte që kjo lëvizje të prodhojë një koalicion që mund të ishte dinjitoz që emrat të shtronte ky koalicion të jenë emra që të vendosin shqiptarët” , tha Açka.
Pyetje: Çfarë ju ndan me Bashën?
Flutura Açka: Në këto tre pika nuk na ndan asgjë me Bashën. Ajo që na ndau me Bashën është çështja e ndarjes së tij. Sepse pjesë e projektit që na çoi në ndarjen e PD ai ka qenë i përfshirë. Atë aksion nga i cili rezultoi kjo ndarje duhet ta çonte deri në fund. Sot Basha është anëtar i grupit parlamentar të PD që është grupi parlamentar i Sali Berishës. Por ftesa është edhe për atë publike, nëse ai mendon që atë mision ta cojë deri në fund.
Në synojmë krijimin e një grupi parlamentar që do të dojë kohën e vet. Por ajo që është e rëndësishme është ajo që na bashkon, për të patur një platformë në formën e një lëvizje ku të jenë të ftuar elita shqiptare dhe partitë e reja politike. Por mbase edhe për një projekt që të jetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128