Forcat speciale nxorën me forcë Metën nga makina, Avokati i Popullit nis hetim administrativ

Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit, Ilir Meta.
Avokati i Popullit nisi hetim për procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira në zbatimin e urdhër arrestit, agjentët e BKH-së dhe Policia.
Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 Tetor në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa po kthehej nga Kosova.
Forcat speciale nxorën Metën me forcë nga automjeti ku ishte pasagjer dhe që drejtohej nga sekretari Organizativ i PL-së, Artemis Peca.
Me hetimin administrativ, Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat e ndjekura mbi mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit.
Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë i akuzuar për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së detyrimit të paraqitjes.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
