
Foto-Kujtesë/ Kur Sali Berisha sulmonte egër Trump: Të dënojmë fanatikët dhe ekstremistët e tij!

Sali Berisha, tashmë e ka vërtetuar se është ndoshta specia më e rrallë e politikanit, që e dredh dhe mban qëndrime ekstremisht të kundërta në varësi vetëm të interesave dhe halleve personale. Këtë ka bërë me bashkëpunëtorët e ngushtë që nga themelimi i PD deri sot, me Fatos Nanon, Ilir Metën dhe së fundimi me Gazment Bardhin, etj. Kësaj hipokrizie ekstreme nuk i ka shpëtuar as "idhulli" i tij i ri, Donald Trump. Në mesin e presidencës së parë të Donald Trump, Berisha nuk mundej që të lëvizte në SHBA, si personalisht, ashtu edhe si familje.
Një shenjë e qartë e paraprirjes zyrtare të sanksioneve Non Grata. Dhe për këtë arsye ai në rastin më të parë u hakmorr egër. Menjëherë me humbjen e Trump dhe fitoren e Biden, Berisha e ktheu fletën me shpresën se do ja pezullojnë shpalljen Non Grata. Gjë që rezultoi e pavërtetë, pasi ajo e pëgatitur nga administrata Trump u certifikua botërisht nga administrata Biden nëpërmjet Sekretarit të Shtetit Blinken.
Ndërkaq, menjëherë pas sulmit në kongres më 6 janar 2021, Sali Berisha nuk kurseu sulmin e egër ndaj Trump dhe mbështetësve të tij të cilët i dënonte si "fanatikë dhe ekstremist".
Në postimin e tij nga faqja e Facebook-ut, Berisha shkruan se sulmi në kongres u krye me nxitjen e Trump, ndaj fton qytetarët ta dënojnë atë. Faksimilen e postimit të 4 viteve më parë e keni më poshtë.
Teksti i plotë i shënimit të Berishës kundër Trump:
Demokracia amerikane kaloi mbreme nje nate te veshtire!
Miq, i mbledhur ne drejtimin e zevendes Presidentit Pence dhe spiker Pelosit ne procesin kushtetues te certifikimit shtet per shtet te elektorve te zgjedhjeve qe u fituan nga kandidati demokrat per president Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetare te revoltuar fanatik te Presidentit ne largim Donald Trump, te cilet besonin ne pretendimin e tij te hedhur poshte nga gjykatat se zgjedhjet u vodhen.
Protestuesit e zemeruar çane rrethimin mbrojtes te policise, hyne me force ne ndertesen e Kongresit, nderprene punimet e tij dhe bastisen zyra dhe salla kryesore te nderteses.
Nga nderhyrja e policise gjate rivendosjes se sigurise per punimet e Kongresit, institucionit themelor kushtetues te SHBA te dhunuar pati 4 viktima disa te plagosur dhe mbi 50 te arrestuar. Pas ketyre trazirave ndofta te pashembullta ne historine e Tempullit te Demokracise, Kongresi u rimblodh, perfundoi çertifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diference te madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Sulmin ndaj kongresit te SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump e denuan ishpresidenti George. W. Bush shumica e senatoreve republikan, dhe zyrtare te larte te administrates se SHBA si dhe lidere nga mbare bota.
Ju ftoj te dashur miq te denojme sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojme atij suksese ne perbushjen detyrave te tij te rendesishme per SHBA dhe demokracine ne bote. sb

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128