Foto-Lajm/ Plas gallata në rrjet: Basha me demokratët e Njësisë 12, mbështetësit e Berishës nga e gjithë Shqipëria

Ndërkohë që Berisha bën thirrje përditë për t’u mbledhur demokratë nga e gjithë Shqipëria, fakti është se shumë pak i janë përgjigjur thirrjes së tij.
Madje, përditë dhe më pak pjesëmarrës janë, qoftë poshtë Ballkonit, qoftë në protesta si kjo e sotmja.
Sepse demokratët, tashmë, e kanë të qartë, se asgjë nuk bëhet për ata, por për hallet personale të Berishës dhe familjes së tij.
Nuk po përmendim këtu “hallet” e Gazit që ka nevojë për një karrige ku të ulet në 2025.
Përballë kësaj panorame, shihet Lulzim Basha përditë në takime me demokratët, të cilët, në dallim nga mbështetësit e Berishës që zvogëlohen, ata rriten.
Është një proces normal dhe i pakthyeshëm, sepse dalja dhe të folurit të Bashës pa rezerva dhe duke paraqitur planin dhe programin e PD-së, do ta kishte këtë rezultat.
Sa më shumë të dalë dhe të flasë Basha në vijim, aq më shumë do të rritet PD-ja zyrtare dhe mbështetësit e saj.
Në dallim nga “Rithemelimi” që nuk ka asnjë alternativë, përveçse luftës kundër SPAK-ut dhe kundër drejtësisë, Lulzim Basha po tregon përditë se ka diçka për t’u ofruar demokratëve dhe shqiptarëve.
Mjafton të shihni foton e sotme të Bashës me demokratët e Njësisë 12 në Tiranë përballë një grushti mbështetës të Berishës nga e gjithë Shqipëria.
Diferenca është e qartë!
-
-
-
-
-
-
Berisha paralajmëron protestën e radhës më 20 shkurt!
5 Shkurt, 18:44 -
-
VIDEO/ Gazment Bardhi “shpërthen” ndaj Ramës, hedh xhaketën dhe…
5 Shkurt, 18:22
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128








