FOTO/ Molotovi shpërthen në mes të forcave të policisë, efektivët përfshihen nga flakët

7 Tetor 2024, 20:02 / POLITIKË ALFA PRESS

FOTO/ Molotovi shpërthen në mes të forcave të policisë,
Pas Kryeministrisë, Selisë së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme, të gjithë protestuesit mbërritën te Bashkia e Tiranës, ku menjëherë u përballën me kordonin e forcave të policisë, që kishte rrethuar godinën.

Protestuesit hodhën molotov dhe një prej tyre shpërtheu në mes të forcave të policisë, ku disa efektivë u përfshinë nga flakët. Menjëherë vepruan me fikëse zjarri policët e tjerë.

Situata te Bashkia e Tiranës vijon te jetë e tensionuar, ndërsa është hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

FOTO/ Molotovi shpërthen në mes të forcave të policisë,

Po ndodh...