FOTOT/ Pritet të hapet shumë shpejt, ja si duket Piramida e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto se si kanë vijuar punimet te Piraminda. Ai bën me dije se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, e për pasojë kreu i qeverisë shprehet se do të hapet shumë shpejti, por pa dhënë detaje se kur.
“Mirëmëngjesi dhe me punën e përditshme në kantierin e Piramidës së Tiranës, e cila së shpejti do të jetë gati për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Pritet që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.
Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, web design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.




Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


