
Gazetarja Anduena Llabani: Gjatë kontrollit në burg, Veliajt i hoqën dhe tutat!

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar detaje të reja për seancën e djeshme të kryebashkiakut Veliaj.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u soll nga paraburgimi i Durrësit në SPAK, ku u pyet për dy orë nga agjentët e BKH-së dhe prokurori Olsi Dado. Ai u vu në dijeni për hetimin e dytë që ka nisur ndaj tij, lidhur me përdorimin e telefonit celular të një polici të paraburgimit të Durrësit gjatë kohës që transportohej me makinën e burgjeve për të marrë pjesë në seancë.
Gazetarja Anduena Llabani, në një dalje për mediat, thotë se ky veprim i rëndon më tej pozitën ligjore të Veliaj në hetimet e SPAK.
“Retorika që po mban Veliaj brenda paraburgimit, sikundër asnjë zyrtar tjetër, do ta çojë atë para një akuze të re, duke rënduar gjithashtu pozitën e tij ligjore kundrejt SPAK. Kjo është ajo që pritej.
Në telefonin celular që i është marrë policit të burgjeve, Veliaj ka komunikuar me familjarët e tij nga furgoni dhe ka diskutuar çështje për të cilat është aktualisht nën akuzë.
Ndërkohë, gjithë ekipi që ka qenë në punë atë ditë është marrë si të pandehur dhe është hetuar nga SPAK, përveç policit, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin dhe të tregojë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja.”
Pas këtij akti, Llabani tha se është realizuar një kontroll i detajuar në qelinë e Veliaj, ku janë shkuar deri aty sa i kanë hequr edhe tutat, për të verifikuar nëse ai mund të fshehte ndonjë telefon apo objekte të tjera.
“Menjëherë pas marrjes në pyetje nga Olsi Dado, në qelinë e paraburgimit ku ndodhet Veliaj, është bërë një kontroll i hollësishëm.
Madje thuhet se i janë hequr edhe tutat për të parë nëse ai fsheh ndonjë telefon ose objekte të tjera në qeli”.
-
Zhbllokohet ndeshja në “Wembley”, Anglia ndëshkon Shqipërinë
21 Mars, 21:14 -

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128