Gazment Bardhi dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pavlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës

Grupi i Alibeajt ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpalljen të pavlefshëm mandatin e deputetit për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në një dalje për mediat, Gazmend Bardhi, tha se është rast unik në botë kjo që ndodh në Shqipëri, ku një ministre shpallet dhe investitore strategjike, ku i jepet pronë publike për të investuar në shërbimet e hotelerisë së turizmit.
“Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Me vendim të eprorit të saj, Rama, ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronën publike për aktivitetin e tyre tregtar për fushën e hoteleri turizmit. Kjo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.”, tha Bardhi.

Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
